Jean-Marie Le Pen, rëndë në spital

Jean-Marie Le Pen, rëndë në spital

Ish-presidenti dhe bashkëthemeluesi i Frontit Kombëtar, Jean-Marie Le Pen, është shtruar në spital pas një ataku kardiak.

Sipas asaj që mësoi gazeta Le Parisien nga burime pranë familjes, bëhet fjalë për një “alarm serioz”.

Sipas burimeve të cituara nga e përjavshmja Le Point, Le Pen u shtrua në një spital në rajonin e Parisit pasi u sëmur në shtëpinë e tij në Rueil-Malmaison, në periferi rezidenciale të kryeqytetit francez. “Një gjendje e rëndë rraskapitjeje, ndoshta e natyrës kardiake, i shtyu mjekët ta shtronin menjëherë në spital”, tha një mik i themeluesit të Frontit Kombëtar.

Gjendja e Jean-Marie Le Pen, 94 vjeç, është cilësuar si "serioze" nga mjekët dhe ka bërë që gruaja e tij Jany dhe anëtarët e tjerë të familjes të mblidhen pranë tij. Le Pen u shtrua për herë të fundit në spital në shkurt 2022 pas një ataku të lehtë, por kohët e fundit nuk kishte pasur probleme shëndetësore.

Pesë herë kandidati presidencial, jashtë politikës pas përfundimit të mandatit të tij evropian në 2019, Jean-Marie Le Pen vazhdoi të komentonte rregullisht politikën aktuale franceze, pavarësisht se ishte jashtë partisë, të cilët aktualisht e drejton e bija.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy