
<p>Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, thotë se sistemi zgjedhor duhet ndryshuar sa më shpejt. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Koçi tha se lista e hapur i trajton zgjedhjet si vendore dhe jo parlamentare.</p> <blockquote> <p><em>Kemi kaluar në parlament një sistem që duhet korrigjuar sa më shpejt. Gjykoj që listat e hapura në nivel rajonal janë si zgjedhje kryepleqsh dhe jo si zgjedhje deputetësh. Lista e hapur është rajonale, pra i trajton zgjedhjet si zgjedhje vendore. Ka edhe një defekt teknik. Duhet korrigjuar sa më shpejt, pra për zgjedhjet që vijnë. Nga partia ime vetëm unë kam folur për këtë. </em></p> </blockquote>



