
Një ditë pas dëbimit nga Shqipëria të gjithë personelit të Ambasadës Iraniane, Microsoft ka publikuar raportin teknik te sulmit kibernetik të 18 korrikut, duke nxjerrë zbuluar qeverinë shqiptare dhe institucionet përgjegjëse për ruajtjen dhe sigurinë e informacionit.
Në raport shpjegohet se është kryer në 4 faza, duke nisur nga maji i vitit 2021 dhe se hakerat e kanë patur shumë të lehtë të aksesojnë sistemet tona të informacionit për shkak të neglizhencës së punonjësve për të përditësuar serverat.
Po ashtu, Microsoft përgënjeshtron qeverinë, e cila pretendonte se është ruajtur integriteti i sistemeve dhe garantonte që të dhënat e shtetit ishin të sigurta dhe nuk kishim grabitje të tyre.
Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit nuk ka dalë ende me një raport mbi sulmin dhe protokollin e ndjekur nga institucionet për sigurinë e informacionit, ndryshe nga sa ishte premtuar nga vetë drejtoresha e AKSH-it dhe ministrja Belinda Balluku.
Sipas Microsoft, ndërhyrja në sistemin tonë të të dhënave është kryer në 4 faza duke bërë fillimisht grabitjen e të dhënave nga sistemet, inkriptimin dhe shkatërrimin e tyre.



