Frikë për një sulm të mundshëm/ Tajvani: Janë pikasur shumë avionë dhe anije kineze

Frikë për një sulm të mundshëm/ Tajvani: Janë pikasur shumë avionë dhe anije kineze

Tajvani thotë se zbuloi "shumë" avionë kinezë dhe anije detare që morën pjesë në stërvitjet ushtarake rreth ngushticës së Tajvanit të shtunën, në atë që mund të jetë një sulm i mundshëm i simuluar kundër ishullit.

Ministria tha se disa nga avionët dhe anijet kishin kaluar vijën sensitive në ngushticën e Tajvanit që ndan ishullin nga kontinenti kinez.

“Ushtria jonë ka transmetuar paralajmërime, ka vendosur patrullë luftarake ajrore dhe anije detare dhe ka aktivizuar sisteme raketore me bazë tokësore në përgjigje të situatës”, tha ministria.

Kina nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë për qëllimin e stërvitjeve ushtarake. Kujtojmë që Pekini ka kryer një seri stërvitjesh ushtarake përreth Tajvanit që nga e enjtja pas vizitës së diskutueshme të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi.

Partia Komuniste Kineze e sheh Tajvanin si territorin e saj, pavarësisht se kurrë nuk e ka kontrolluar atë, dhe është zotuar prej kohësh të "ribashkojë" ishullin me territorin kinez, duke përdorur edhe forcën nëse do të jetë e nevojshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy