Kuvendi miratoi në seancën plenare të kësaj të enjte,me 89 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim marrëveshjen me qeverinë amerikane që parashikon shkëmbimin e informacionit në luftën kundër terrorizmit.
Shqipëria është e para nga vendet e rajonit me të cilën SHBA -të nënshkruajnë një marrëveshje të tillë.



