Fustani i Lady Dianës shitet me çmimin rekord në ankand, 11 herë më shumë nga parashikimi

Fustani i Lady Dianës shitet me çmimin rekord në ankand, 11 herë më shumë nga parashikimi

Një fustan mbrëmjeje i veshur nga Lady Diana në vitin 1985 në Firence, Itali, për një darkë të organizuar nga kryebashkiaku i atëhershëm Lando Conti u shit në ankand për 1.15 milionë dollarë, një rekord për një veshje që i përkiste princeshës së ndjerë.

Fustani, me fundin e balerinës dhe bustin e zbukuruar me yje blu në sfond të zi, është krijuar nga stilisti anglo-maroken Jacques Azagury.

“Një mishërim i elegancës mbretërore dhe hirit të përjetshëm të Dianës”, tha shtëpia e ankandit Julien’s e cila u mor me shitjen, që u mbyll me të ardhura njëmbëdhjetë herë më të larta se vlerësimi fillestar.

Pas Firences, ku kishte kaluar tre ditë me bashkëshortin e saj të atëhershëm Charles si mysafir i Sir Harold Acton në Villa La Pietra, Diana veshi të njëjtin fustan në një koncert të Orkestrës Simfonike të Vankuverit një vit më vonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy