Bilanci i pasojave/ 460 objekte për t'u shembur në qarkun e Durrësit

Bilanci i pasojave/ 460 objekte për t'u shembur në qarkun e Durrësit

Në ditën e 14 pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit, Zyra e drejtuesit qendror të Operacioneve për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore, përditësoi informacionin dhe bilancin paraprak të punës së institucioneve publike për adresimin e pasojave të tërmetit në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

Nga bilanci paraprak rezulton se janë 43 objekte të shembura gjithsej deri tani në qarkun Durrës.

Në Qarkun e Durrësit janë verifikuar deri më tani në total, 6048 objekte. Bashkia Durrës – 1963 Objekte të inspektuara, 639 të pabanueshme, 88 për t'u prishur;

Bashkia Krujë – 2428 Objekte të inspektuara, 910 të pabanueshme, 27 për t’u prishur;

Një informacion shtesë për Bashkinë Krujë: Është kryer dje shembja me lëndë plasëse e një masivi shkëmbor, i cili ishte në rrezik shembje dhe përbënte rrezik për banesat poshtë tij.

Bashkia Shijak – 1657 Objekte të inspektuara, 901 të pabanueshme, 345 për t’u prishur;

OBJEKTE TË SHEMBURA

43 objekte të shembura gjithsej deri tani në Qarkun Durrës

Bashkia Durrës

 Janë prishur gjithsej 31 objekte nga të cilat: 2 pallate (5-katësh dhe 6-katësh) janë prishur me shpërthim të kontrolluar nga forcat xhenio të Ministrisë së Mbrojtjes) dhe 3 hotele (Hotel “Gostivari” 6-katësh,  Hotel “Vila Verde” 5-katësh, Hotel “Ljubjana” 5-katësh), ndërsa 26 objekte të tjera kanë qenë me funksion banimi.

Aktualisht, po prishet një objekt në Durrës.

Thumanë, Bashkia Krujë;

10 objekte janë prishur gjithsej, nga të cilat:

1 Shkollë 9-vjeçare në Thumanë, objekt 2-katësh;

2 pallate 2-katëshe;

7 pallate 5-katëshe.

Bubq, Bashkia Krujë

2 objekte janë prishur gjithsej, nga të cilat:

1 shkollë, Shkolla  9-vjecare në fshatin Bubq, Bashkia Krujë;

1 pallat 2-katësh;

Në të gjitha objektet e shembura po punohet me procesin e pastrimit të inerteve.

 ARSIMI

Në Bashkinë Durrës, janë dëmtuar 12 institucione arsimore dhe 7071 nxënës të këtyre shkollave janë transferuar në 15 shkolla të tjera pritëse për zhvillimin e procesit mësimor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy