Gjermania miraton ligjin për migracionin, lehtësohen procedurat

Gjermania miraton ligjin për migracionin, lehtësohen procedurat

Berlini ka miratuar ligjin për migracionin, që do të lehtësojë procedurat për emigrantët nga Ballkani Perëndimor për të punuar e jetuar në Gjermani.

Me ligjin e ri, Gjermania synon të tërheqë dyfishin e punëtorëve të pakualifikuar duke e çuar në 50 mijë persona në vit vetëm nga ky rajon.

Ministri i Punës, Hubertus Heil tregoi 3 mënyrat se si shqiptarët apo shtetasve që ligji tashmë u hap rrugë për të shkuar në Gjermani.

Ky kontingjent do të dyfishohet nga 25.000 që është aktualisht në maksimumi 50 mijë vetë në vit. Por plani është që kjo rregullore të zgjerohet edhe për vende të tjera. Të huajve nga vendet e treta do t'u ofrohen tri mënyra për të ardhur në Gjermani: nëpërmjet kualifikimit, përvojës së punës dhe sistemit të pikëve.

Ligj modern e ka cilësuar Ministrja e Brendshme, Nensi Feser e cila akuzoi qeverinë e mëparshme të Merkel për frenim të migracionit.

Kemi krijuar një ligj të ri modern migracioni.  Qeveria e mëparshme nuk e kishte lejuar ta realizonte këtë që më parë, por në vend të saj kishte jetuar me “gënjeshtrën e përhershme se Gjermania nuk qenka vend migrimi.

Ky ligj ishte i shumëpritur edhe në Shqipëri, marrë në konsideratë statistikat e viteve të fundit për emigrimin drejt Gjermanisë. Qeveria gjermane synon ta bëjë rregulloren e vitit 2015 të përhershme për qytetarëve nga Ballkani Perëndimor.

Ligji që ka miratuar qeveria gjermane e Sholtz bazohet në pikëzim, ku mjaftojnë 6 pikë për të marrë vizën 1-vjeçare e për të punuar në Gjermani.

Tre pikë përmban përvoja e punës, po aq dhe gjuha gjermane, dy pikë nëse ke njohuri të mjaftueshme në gjuhën vendase, dy pikë për moshën e re nën 35-vjeç e dy pikë për përvojën e punës deri në dy vite.

Por jo vetëm, personave të kualifikuar do u lejohet të punojnë në çfarëdo profesioni pavarësisht kualifikimit. Kush ka përfunduar shkollë të lartë apo profesionale në Gjermani, ka të drejtën të kërkojë punë.

E gjithë kjo ndodh, pasi sipas përllogaritjeve të ekspertëve gjermanë, tregu i punës po vuan fuqinë punëtorë, dhe Gjermanisë i duhen 400 mijë emigrant të kualifikuar në vit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy