Spanja mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Sipas mediave vendase, rastet e njëpasnjëshme të korrupsionit në nivele të larta kanë dobësuar të majtën në pushtet. Politikanët socialistë në të gjitha nivelet, qendrore, rajonale dhe vendore kërkojnë që të shkojnë në zgjedhje, edhe pse sondazhet i nxjerrin humbës. Në fillim të qershorit, mediat vendase publikuan një rast korrupsioni të politikanit të tretë më të lartë në Partisë Socialiste, Santos Cerdán. Sipas dyshimeve, ai merrte ryshfete për të dhënë tendera. Cerdán dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë dhe nga posti i deputetit. Kryeministri tha se do marrë masa për rastin.
“Ne i kërkojmë falje publikut. Zotohemi të ndërmarrim veprime vendimtare për të luftuar korrupsionin brenda qeverisë dhe partisë sonë”, tha kryeministri i Spanjës Pedro Sanches.
Këtë javë u largua niveli më i lartë i partisë, ndërsa është urdhëruar një audit të jashtëm të financave të socialistëve spanjollë. Ndërkohë, sondazhet tregojnë se masat e ndërmarra për të pastruar partinë socialiste janë të pamjaftueshme për të adresuar krizën më të gjerë politike.



