Sh. Nazarko në Zululand: Vendi ka nevojë për reforma të mëdha dhe për këtë na duhet një kryeministër me dorë të fortë (VIDEO)

Sh. Nazarko në Zululand: Vendi ka nevojë për reforma të mëdha dhe për këtë na duhet një kryeministër me dorë të fortë (VIDEO)

Shpëtim Nazarko tha sot në Zululand se një qeveri teknike nuk do të bëhej edhe sikur Rama të binte dakord. “Do të ishin Brukseli e Uashingtoni që do ta ndalonin krijimin e një qeverie teknike; ky do ishte një ekpseriment, që ata nuk do ta lejonin”, u shpreh ai. Lidhur me qëndrimin e PD-së Nano pati idenë se “mund të ndodhë ndonjë ndryshim qëndrimi nga ana e pd-së in extremis”, ndërsa Nazarko tha se “maxhoranca i ka dhënë akoma kohë pd-së për t’u regjistruar, dhe kjo ka lidhje me një këmbëngulje që po bëhet nga Brukseli për ta futur opozitën në zgjedhje”. Por ai shtoi se tani është vonë që pd-ja të marrë një vendim të tillë. Përsa i takon legjislaturës së ardhshme, Nazarko tha se ajo do të jetë katërvjecare dhe se do t’i kushtohet bërjes së reformave. Sipas tij, vendi ka nevojë për një qeverisje autoritare e për një kryeministër që të ketë dorë të lirë për të bërë të gjitha reformat e mëdha, për të cilat vendi ka nevojë.

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy