Gruevski dhe Zaev nesër dhe pasnesër dalin para gjykatës në Maqedoni

Gruevski dhe Zaev nesër dhe pasnesër dalin para gjykatës në Maqedoni

Pas një ndërprerjeje prej një muaj e gjysmë, nesër dhe pasnesër në bankën e të akuzuarve, njëri pas tjetrit, përsëri do të ulen liderët e dy partive më të mëdha politike maqedonase, ai i VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev, në rastet kundër tyre që po i udhëheq Gjykata penale në Shkup, transmeton TetovaSot.

Seancat dëgjimore kundër Gruevskit dhe Zaevit vijnë një javë pas kaosit dhe dhunës në Parlament. Një nga rastet, për atë që është akuzuar lideri i VMRO-DPMNE, së bashku me 13 persona të tjerë i referohen dhunës së ngjashme të tillë (jo aq të përgjakshme) – para komunës Qendër në vitin 2013.

Nga Gjykata Penale sot në kanë mund të thonë nëse nesër dhe pasnesër do të mbahen seancat dëgjimore, apo do të shtyhen, përcjell TetovaSot. Nga atje nuk kanë lajmëruar as nëse ndonjëri nga palët ka kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore.

Në faqen zyrtare të Gjykatës Themelore Shkupi -1, thuhet se në ora 10 më 3 maj duhet të mbahet seanca ku duhet të jetë Nikolla Gruevski, ndërsa më 4 maj në ora 10 seanca gjyqësore ndaj Zoran Zaevit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy