
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zgjedh sot drejtuesit e rinj në postet kryesore. Lulzim Basha ka propozuar 4 nënkryetarë, një prej të cilave Jorida Tabaku, ndërsa përpos këtij posti Alfred Rushaj pritet të zgjidhet edhe kryetar i grupit parlamentar ndërsa Alibeaj nënkryetar i Kuvendit.
Po ashtu PD vendos sot edhe për drejtuesit e rinj të Sekretariateve, Komisioneve dhe 15 anëtarët e rinj të Kryesisë.
Lidhur me këto emërime, analisti dhe gazetari Mustafa Nano në një lidhje Skype për MCN TV është shprehur se nuk ka parë ndonjë lëvizje që të bën përshtypje, pasi siç ai thekson janë të njëjtët njerëz që kemi parë vazhdimisht. Sipas Nanos PD nuk ka lider dhe problemi i kësaj partie qëndron në faktin se Basha nuk është distancuar nga lidershipi de facto.
Emrat e ekipit të ri të PD, jo ndonjë lëvizje që të bëj përshtypje. Janë të njëjtën njerëz që kemi parë vazhdimisht. I vetmi personazh i ri nëse mund të quhet i tillë është Rushaj. Po as ky nuk është i ri dhe në këtë kuptim nuk kemi ndonjë risi, inovacion. Sa për largimin e Nishanit pritej, pasi ka qenë kritik ndaj Bashës kohët e fundit dhe largimi i tij është pastrimi i furçës bezdisëse. Po as kjo nuk sjell ndryshime, jemi te e njëjta lojë, Nishani ka qenë një njeri berishian, i cili zëvendësohet me një tjetër njeri berishian. Nuk e shoh një lëvizje të madhe, largimin e Nishanit. Këto janë lëvizje që nuk kanë ndonjë domethënie të madhe, janë lëvizje të natyrës konvenjente. Dihen problemet e PD nuk ka lider, jo lidership. PD nuk ka lider, sepse ka një problem që nuk është distancuar nga lidershipi de facto.
I pyetur nëse bie darkod me arsyet e bëra pak ditë më parë të ditura nga Mark Marku, Nano tha se deri diku po.
Po sigurisht është një vëzhgim i saktë, këtë e dinë të gjithë edhe njeriu më i paditur në fushën e politikës shqiptare. Marku nuk është shtirur më sikur nuk e sheh, ai po e sheh që PD nuk ka lider.



