Vetëm në mëngjes, 7 mijë kosovarë drejt bregdetit për fundjavë

Vetëm në mëngjes, 7 mijë kosovarë drejt bregdetit për fundjavë

Ulja e menjëhershme e temperaturave dhe kushtet e motit, për qytetarët e Kosovës nuk janë bërë aspak pengesë në këtë fundjavë.

Kolonat e mjeteve dhe fluksi në Morinë është thuajse i njëjtë me fundjavën e kaluar.

Më shumë se 7 mijë qytetarë të Kosovës, në orët e paradites kaluan kufirin, ndërsa destinacioni i tyre mbetet bregdeti.

Shumë prej tyre janë me pushime të shkurtra ditore apo fundjavë, por ka edhe nga ata që preferojnë pikërisht javën apo dhjetë ditëshin e fundit të shtatorit si kohë e përshtatshme për plazh.

Policia kufitare në Morinë vijon të aplikojë proceduren e përshpejtuar për shmangien e radhëve të gjata e qëndrimet e panevojshme në kufi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy