Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, thotë se paralajmërimi i kreut të PD-së për gazetarët është në fakt një strategji që e ndjekin të gjithë politikanët e akuzuar për korrupsion.

Arsyeja pse Berisha flet kundër gazetarëve është se në përgjithësi politikanët e akuzuar për korrupsion flasin për gazetarët që gazetarët të mos flasin për vetë ata. Pra, ai hap një debat për saktësimin e akuzave të tij duke shmangur vetë akuzat. Unë di që ka gazetarë të ndershëm shumë më tepër se politikanë të ndershëm. Zoti Berisha përdori një konotacion kërcënues me gazetarët.

Qori tha se Berisha ka një të shkuar si “armik” i medias.

Le të kujtojmë marrëdhënien e tij të hershme me mediat. Tani i kanë rënë ca dhëmbë. Zoti Berisha ka de facto një televizion pronë të tij. Deputetët e PD kanë hapësirë në të gjitha mediat.