Qasja në Kanalin e Panamasë, vendkalimi për anijet e mallrave midis Atlantikut dhe Paqësorit, do të reduktohet për një vit për shkak të mungesës së reshjeve, pasojë e ndryshimeve klimatike dhe fenomenit El Nino.
Që nga 30 korriku, numri i anijeve të lejuara çdo ditë është ulur nga 40 në 32.
"Po planifikojmë t'i zgjasim këto masa për një vit, situara ndrysghon nëse në shtator, tetor dhe nëntor bien shira të dendur në zonën e ujëmbledhësit të kanalit dhe mbushin liqenet," thanë për AFP autoritetet.



