Një person plagoset me thikë vijon përkeqësimi i situatës më refugjatët në Greqi ku në kampin në Diavata të Selanikut ka plasur ‘lufta’ midis grupeve të refugjatëve mbrëmjen e kaluar.
Kampi i refugjatëve në Selanik u përfshi nga revoltat. Një person u plagos me thikë dhe dhjetra të tjerë morën lëndime të lehta, pasi grupet rivale nisën të qëllonin njëri-tjetrin me gurë.
Ndërkohë shumë nga emigrantët, që ende nuk janë regjistruar, u mblodhën në sheshin kryesor të Selanikut për të kërkuar përshpejtimin e procedurave për të fituar lejen e qëndrimit.
Mediat lokale raportojnë se refugjatët po provokonin të arrestoheshin nga policia, si e vetmja mënyrë për t’u regjistruar si azilkërkues.
Kështu dhjetëra emigrantë dhe refugjatë kaluan natën në sheshin "Aristoteli" të Selanikut dhe vazhdojnë të qëndrojnë edhe sot.
Ndërkohë sot në mëngjes policia e Selanikut arrestoi dy trafikantë dhe 7 emigrantë të paligjshëm nga Pakistani. Gjatë arrestimit pati edhe shkëmbim zjarri.
Situata në kampin e refugjatëve të ish kampit Anagnostopoulou në Diavata, në Selanik, ka dalë nga kontrolli ditët e fundi.
Revoltat në kampet e refugjatëve erdhën pas investigimeve në media për shpërdorimin e fondeve të Bashkimit Europian. Gazetarët denoncuan qeverinë greke se ka abuzuar me fondin prej afro 1.6 miliardë euro, duke sjellë pamje çnjerëzore të kampeve në Greqi.



