21 vite burg për këdo të infektuar që del në rrugë

21 vite burg për këdo të infektuar që del në rrugë

Shtetasit italian të konfirmuar si mbartës të koronavirusit, mund të përballen me akuza për vrasje, nëse ata lëvizin lirshëm në rrugë.

Mediat italiane shkruajnë se këta persona do të akuzohen për vrasje me dashje dhe mund të dënohen deri në 21 vite burg.

Më herët, pacientët e dyshuar si mbartës të COVID-19 u urdhëruan që të qëndrojnë brenda në zona të izoluara, ose në të kundërt gjobiteshin me një gjobë rreth 206 euro.

Por, sot, pas masave të reja, të prekurit që vazhdojnë të dalin, do të përballen me akuza shumë më të rënda nëse infektojnë dikë gjatë lëvizjes së tyre në rrugë.

Akuza hyn në fuqi në rast se personi i infektuar, edhe pse e di që është prekur kërkon të ketë ende kontakte me njerëz të tjerë, pavarësisht nga mundësia e transmetimit të infeksionit”, shkruan Corriere.it.

Kujtojmë se kryeministri italian, Giuseppe Conte, për shkak të gjendjes me të cilën Italia po përballet, e shpalli gjithë territorin e vendit “zonë të kuqe”, duke mos lejuar në këtë mënyrë asnjë lëvizje në rrugët e qyteteve italiane dhe gjithashtu duke mbyllur edhe kufijtë.  

Deri tani numri i të infektuarve në Itali ka shkuar në 12 mijë, ndërkohë që mbi 1000 të tjerë kanë humbur jetën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy