Hiti  “Bon-Bon” i Era Estrefit në Hollywood

Hiti “Bon-Bon” i Era Estrefit në Hollywood

Edhe pse ka rreth 1 vit e gjysmë që është lançuar, sukseset e “Bon-Bon” dhe Era Istrefit nuk kanë të ndalur.
Pas Europës dhe kryesisht tregut gjerman, ku Bon Bon qëndroi për një kohë të gjatë në krye të klasifikimeve, këtë here fama e Erës ka shkuar përtej Atlantikut, duke bërë që Hollywood të këndojë shqip.
Bëhet fjale për komedinë më zë re të gjigandit të industrisë kinematografike, “Rough Night”, ku nder kolonat e shumta zanore te tij, renditet edhe “Bon-bon”-i shqiptar.
“Rough night” ka për protagonistë kryesore Scarlet Johansson, e cila sëbashku me aktorët e tjera të filmit argëtohet në një klub nate, teksa në sfond dëgjohet “Bon Boni” i Erës.
Subjekti i “Rough night” vërtitet rreth 5 shoqeve të ngushta gjimnazi, të cilat bashkohen 10 vjet me vonë në një festë beqarie në Miami.

Festa e tyre e çmendur merr një kthese të papritur kur padashur vrasin një striptist.
Mes ankthit për të mbuluar gjithçka ato do ta gjejnë edhe një herë miqësinë në çastet kur do të kenë më shumë nevojë.
“Rough night” momentalisht po shfaqet në të gjithë rrjetin e kinemave Imperial.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy