Rama konfirmon Sotiraq Filon në Korçë dhe kërkon ndjesë për të enjten në Kuvend

Rama konfirmon Sotiraq Filon në Korçë dhe kërkon ndjesë për të enjten në Kuvend

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Korçës ka nisur turin takimeve të qeverisë, “Bashkia që duam”. Gjatë takimit, shumë qytetarë kanë treguar problemet e tyre, por zgjidhjet që kanë marrë pas aplikimit të platformën e bashkëqeverisjes.

Kreu i qeverisë ka konfirmuar Sotiraq Filon si kandidat për herë të dytë për Bashkinë e Korçës. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarë të Korçës, kryeministri Rama ka deklaruar se Sotiraq Filo na duhet edhe për ca kohë.

Tani s’ka çfarë bën ky, shoqja iku në pension këtë do ta mbajmë në punë këtu. Ke të drejtë, tani Hurmaja ta mori të keqen. Ky të rrijë në punë dhe t’i marrë shënim këto vërejtje por na duhet dhe për ca kohë ky”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama foli edhe për marrëdhënien me opozitën, për të cilën tha se shpesh herë janë të detyruar që të sillen si ata. Për këta, kryeministri kërkoi falje për ditët e enjte, ku salla e Parlamentit kthehet në një debat me përplasje dhe akuza.

"Ne nuk kemi problemin si të zgjidhemi, ne kemi problemin si të vazhdojmë të garantojmë që qytetarët të fitojnë më shumë. Ka një shprehje të bukur që thotë "Fituesit merren me fitoren, humbësit merren me fituesin". Ne merremi si do të fitojmë përsëri për të fituar më shumë qytetarët, ata merren me ne gjithë kohës. Unë ju kërkoj ndjesë për mëkatet tona të të enjtes, sepse 'kush fle me qenin gdhihet me pleshtin'. Ditën e enjte, duam apo nuk duam shkojmë dhe futemi te ajo kasollja qenve. Kështu që duam apo nuk duam përzihemi edhe ne me ta dhe nganjëherë dukemi edhe ne si ata. Por një gjë është e sigurtë. Ne nuk jemi si ata. Ne jemi ndryshe", tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy