Të shtëna me armë zjarri në Çikago: Dy viktima dhe 15 të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Çikago: Dy viktima dhe 15 të plagosur

Një natë tjetër e dhunshme është regjistruar në Çikago, ku mbetën të vdekur dy persona dhe u plagosën 15 të tjerë.

Tre burra “dolën nga një rrugicë dhe qëlluan me armë zjarri drejt turmës”, tha policia në një deklaratë.

Një femër u shpall e vdekur në Universitetin Mjekësor të Çikagos, pasi ishte qëlluar me armë zjarri në gjoks, tha policia.

Katër gra të tjera midis moshës 24-57 mbetën të plagosura dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë gjashtë burra të moshës 21-42 vjeç janë duke u trajtuar në spital për plagët që kanë marrë.

Sipas Departamentit të Policisë në Çikago deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar dhe motiv për të shtënat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy