
Kalaja dhe Pazari i ri janë pikat më të frekuentuara nga turistët e huaj në Tiranë. Të paktën, këtë konfirmojnë vetë guidat në kryeqytet. Megjithatë, pavarësisht numrit të vogël të pikave turistike me vlera të rralla historike dhe monumentale, numri i turistëve është rritur me 15%.



