Situata problematike me rrugët, policia njofton për situatën

Situata problematike me rrugët, policia njofton për situatën

Policia e shtetit ka informuar për situatën në rrugët e vendit si pasojë e motit të keq, kryesisht më dëborë që ka rrethuar vendin. Sipas policisë është bllokuar aksi Milot-Lezhë-Shkodër, ndërsa Elbasan – Librazhd, Elbasan – Pogradec apo Korçë – Pogradec janë të kalueshme, por me zinxhirë.

Policia paralajmëron se në vijim nuk do të lejohen të kalojnë mjetet pa zinxhirë na akset ku ka dëborë dhe ngrica.

Sakaq policia thotë se ndodhet në terren për të lehtësuar trafikun që në disa akse është mjaft i rënduar.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Strukturat e Policise së Shtetit, në shërbim të përforëcuar, për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve në nevojë, në situatën e krijuar si pasojë e motit me reshje bore dhe shiu.

Policia e Shtetit dhe autoritetet e tjera janë të angazhuara me shërbime të përforcuara, për të menaxhuar vështirësitë e krijuara nga moti i keq i orëve të fundit, në disa akse rrugore.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë udhëzimet e shërbimeve, duke shmangur lëvizjen në akset me dëborë apo ngrica, si dhe përdorimin e zinxhirëve aty ku është e domosdoshme.

Aksi rrugor Milot – Lezhë – Shkodër vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të erës së fortë që po fryn dhe të një kamioni me targa të Malit të Zi që është spostuar për shkak të akullit dhe erës së fortë.

Po punohet per kthimin e mjeteve në akse alternative dhe dhënien e ndihmës drejtuesve të mjeteve.

Aksi rrugor Milot – Kukës – Morinë është i kalueshëm, por me prezencë të shtresave të akullit, për shkak të temperaturave mjaft të ulëta (poshtë -12 gradë).

Nga koncensionari vazhdon shpërndarja e kripës dhe pastrimi i karrexhatës prej dëborës dhe akullit.

Aksi rrugor Elbasan – Librazhd është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi Elbasan – Pogradec është i kalueshëm dhe i hapur vetëm për mjete autovetura me zinxhirë dhe me goma dimërore;

Aksi rrugor Korçë – Pogradec është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor Korçë – Devoll dhe Korçë- Ersekë të kalueshëm vetëm me zinxhirë.

Në këto segmentet ka stuhi dëbore dhe temperatura mjaft të ulëta.

Është pezulluar kalimi i mjeteve kamionë dhe autobuzë.

Akset rrugore të qarkut Vlore dhe Fier janë të kalueshme pa probleme;

Aksi rrugor Burrel – Bulqizë – Dibër është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë vetëm për mjetet autovetura.

Aksi rrugor Peshkopi – Kukës është me prezencë të madhe dëbore dhe i kalueshëm vetëm me zinxhirë.

Akset rrugore Shkodër-Hani i Hotit dhe Shkodër-Muriqan janë të hapura dhe të kalueshme.

Aksi rrugor Vau i Dejës – Pukë është i hapur.

Akset rrugore të Qarkut Gjirokaster të kalueshme pa probleme.

Në të gjitha akset e mësipërme ka prezencë të shtuar të Policisë Rrugore, e cila po drejton trafikun dhe qarkullimin e mjeteve.

Mjetet pa zinxhirë nuk do të lejohen nga Policia Rrugore që të kalojnë në akset me akull dhe me deborë.

Drejtuesit e mjeteve mund të informohen përmes faqeve zyrtare në rrjetet sociale të Policisë së Shtetit ose në media, për situatën e lëvizjes në akset rrugore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy