Berisha nën hetim/ Hoxha: Rast i paprecedent, nuk ka ndodh ndonjëherë që komunikimi i masës së sigurisë të zgjas me ditë të tëra

Berisha nën hetim/ Hoxha: Rast i paprecedent, nuk ka ndodh ndonjëherë që komunikimi i masës së sigurisë të zgjas me ditë të tëra

Teksa ndaj Sali Berishës ka nisur një hetim për akuzën e korrupsionit pasiv për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani, ende nuk ka arritur që në dorën e tij të shkoj komunikimi i masës së sigurisë.

Në studion e emisionit “Të pa ekspozuarit” në MCN tv, gazetari Artan Hoxha, tha se nuk ka ndodh ndonjëherë në historinë gjyqësore që komunikimi i masës së sigurisë të zgjas me ditë të tëra.

Një personazh politik që është si legjendë, Sali Berisha, iu fsheh edhe postierit. Nuk mbaj mend një rast të tillë, që komunikimi i një mase sigurie, që është vetëm me detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte të zgjasë kaq shumë dhe të mos gjejë derman. I vetmi rast është i Dritan Dajtit sepse nuk gjendej avokat. Në këta rast është qesharake.

Ky është një rast i paprecedent. Për kaq vite sa kam qenë reporter në gjykata, nuk mbaj mend që komunikimi i masës së sigurisë të zgjas me ditë të tëra dhe nuk i gjendet derman.

Në rastin konkret, situata është qesharake, ditën e shtunë policia ka shkuar në shtëpinë e Berishës dhe kur nuk e gjeti në shtëpi, shkoj në seli ku ai kishte komunikuar me media. Oficerët shkuan të dorëzojë aktin e masës së sigurisë dhe u tha që nuk i përket partisë por duhet personit ti jepet në dorë apo në shtëpi,

Kështu zgjati kjo, dhe pastaj filloi nga Gjykata e Posaçme caktimi i avokatëve nga shteti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy