
Këngëtarja e njohur e muzikës pop dhe alternative, Lorè, ishte e ftuar në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ku prezantoi këngën e saj më të re, “Amanet”, pjesëmarrëse në festivalin “Kënga Magjike”.
Artistja foli për stilin e veçantë të projektit dhe për pritjen pozitive që kënga ka marrë që në publikimin e saj.
Që në fillimet e mia kam qenë një artiste eksperimentale.
Kam dëshirë të vij me një cikël të ri krijimtarie dhe të ruaj këtë stil ballkan-pop që më përfaqëson. ‘Kënga Magjike’ është si një dritare për të parë se çfarë mund të bëj në të ardhmen.
“Amanet” përfaqëson një fazë të re në rrugëtimin tim artistik.
Ka ardhur koha të vij me më shumë ngjyra dhe energji, të lë baladat pak mënjanë dhe të nis një rrugëtim më të guximshëm.
‘Amanet’ për mua është gjithçka, një mesazh, një porosi shpirtërore.
Kënga “Amanet” mban firmën e Alban Kondit, i cili është orkestruesi dhe tekstshkruesi i disa prej projekteve të saj.
E kam ende kupën e ‘Artistit më të ri’ dhe nuk jam gati ta dorëzoj ende.
Këtë vit nuk e kam prioritet çmimin, por dua që kënga të pritet mirë dhe të përqafohet nga publiku. Këtë vit doja të jepja maksimumin në Kënga Magjike, ndërsa vitin tjetër synoj të marr pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH dhe pse jo, ndoshta edhe në Eurovision.



