Donald Trump tha gjatë një podcast-i që u transmetua këtë të martë se ka plan specifik për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, por që nuk do ta zbulojë atë për të ruajtur efektin surprizë.
“Nëse fitoj, si president i zgjedhur, do të siguroj një marrëveshje, kjo është e garantuar ”, deklaroi kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë.
“Kam një plan shumë specifik për të ndaluar Ukrainën dhe Rusinë. Po ashtu kam një ide të caktuar, ndoshta jo një plan, por një ide për Kinën”, tha më tej ai gjatë një interviste me amerikan Lex Fridman.
Ish-presidenti, megjithatë, nuk pranoi të diskutonte detajet e këtyre planeve hipotetike.
"Nëse ju jap detaje, nuk do të mund t'i përdor", tha ai.
Donald Trump ka pohuar vazhdimisht se do ta zgjidhte luftën midis Rusisë dhe Ukrainës “në 24 orë”, por nuk e ka shpjeguar kurrë se si.



