Sejko raporton në Kuvend: Ekonomia u rrit me 3.4%, norma e papunësisë në minimumin historik

Sejko raporton në Kuvend: Ekonomia u rrit me 3.4%, norma e papunësisë në minimumin historik

Guvernatori Gent Sejko prezantoi sot në Kuvend, raportin e vitit 2023 të Bankës së Shqipërisë. Sejko tha se ekonomia shqiptare ka shfaqur një shkallë të admirueshme rezistence përballë sfidave madhore të viteve të fundit dhe pati një nga normat më të larta të rritjes ekonomike dhe normën më të ulët të inflacionit ndër vendet e rajonit.

Sipas tij, rritja ekonomike është mbështetur nga zgjerimi i konsumit familjar, i investimeve private, i eksportit të shërbimeve të turizmit, politika fiskale në kah konsolidues, zgjerimi i kredisë bankare, inflacioni në rënie dhe rritja e shpejtë të të ardhurave nga turizmi.

“Ekonomia u rrit me 3.4% gjatë vitit të shkuar, punësimi u rrit me 2.2%, ndërsa norma e papunësisë zbriti në minimumin e ri historik prej 10.7% në fund të vitit”.

Sejko tha se niveli mesatar i pagave në sektorin privat u rrit 13% ndërsa inflacioni shënoi një rënie graduale, nga niveli 7.4% në fillim të vitit 2023 në nivelin 4% në fund të tij, dhe në nivelin 2.7% në tremujorin e parë të vitit 2024.

Sipas Sejkos, dy janë arritjet e rëndësishme të sektorit financiar gjatë vitit të shkuar: Dalja e Shqipërisë nga lista gri e FATF-së dhe paraqitja e kërkesës zyrtare të BSH-së, pranë Autoritetit Bankar Evropian (EBA) për marrjen e statusit të ekuivalencës, që ndikon në rritjen e kreditimit nga bankat europiane që operojnë në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy