Analisti Shpëtim Nazarko u shpreh në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se Shqipëria së bashku me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë janë një aks që shërben si “lloz” për të mbyllur vijat tokësore të luftës së Rusisë dhe Evropës.
Shtetin tonë e kanë krijuar austriakët. Pse Austria e ka dashur Shqipërinë? Sepse Austria është krijuar si shtet për të penguar Rusinë në vija tokësore që e çojnë drejt Turqisë. Për të hyrë në Stamboll është ose përmes Shqipërisë, ose Maqedonisë ose Bullgarisë. Ky aks është vija tokësore që mbyll interesat e Rusisë për të shkuar atje, që ne e quajmë si korridori tetë. Amerikanët e dinë më mirë se ne rëndësinë e kësaj historie. Ne pas Izraelit dhe Anglisë, jemi aleati nr.3 i tyre në këtë zonë, sepse në këtë zonë kemi një pikë e gjysmë, Tiranën dhe Shkupin, shto faktin që ke 4 shtete. Ukraina i shërben Rusisë edhe për të kaluar në vijë tokësore, por edhe detare në Stamboll. Për këtë arsye jemi në NATO. Ne jo vetëm jemi bashkë me Maqedoninë dhe Bullgarinë llozi që mbyll të gjithë vijat tokësore të çdo lloj lufte të Rusisë dhe Evropës. Ka dy tre avantazhe të mëdha. Në 98-ën kam marrë pjesë në një nismë të Detit të Zi ku ishin 14 krerë shtetesh. Kishte dy iniciativa të mëdha të Klintonit, një për Ukrainën, dhe njëra ishte nisma e presidentit Klinton për vizibilitetin e porteve që vijnë vërdallë në Ballkan.



