Mjeku Kalo nis ditën me një mesazh: Mos abuzoni, Komiteti Teknik këshillon

Mjeku Kalo nis ditën me një mesazh: Mos abuzoni, Komiteti Teknik këshillon

Një reagim i fortë ka ardhur nga mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo i cili shprehet i shqetësuar lidhur me situatën e krijuar nga Covid.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, mjeku Kalo ndalet te Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili do të mblidhet ditën e sotme për të njoftuar masa më shtrënguese, duke thënë se vendimet e Komitetit diskutohen e kalojnë filtrin ligjor.

Kohë kovidiane…..10.02.2021….Të vërtetat shpesh bishtnohen sepse ato janë “pak të idhta”, për veshët e individëve dhe organizmave vendim-marrëse në këtë vënd, ose sepse me të abuzohet nga kedashësit apo keqbërësit ndaj progres-sjedhjes në këtë vend….

Më 31.01.2020 me një Vendim të Ministres së MShMS, u krijua Komiteti prej 11 Anëtarësh të fushave të ndryshme të Shëndetit Publik të kryesuar nga Zv. Ministria e MShMS, për të debatuar e ndërmarë inisiativa në Mirëmenaxhimin e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19….

Bëhet fjalë për një Komitet këshillimor dhe jo vendim-marës sikundër pothuajse përditë abuzohet nga ekzekutivi dhe opozita….Këshillat e udhëzimet e këtij Komiteti që funksionon mbi bazat e vullnetarizmit, më pas diskutohen e kalojnë filtrin ligjor, pëpara se mbi bazën e tyre të meren vendime nga ekzekutivi…

Ndaj duhet përfundimisht të kihet e qartë prej kujtëdo se, Komiteti këshillon, Ekzekutivi vendos…. mos abuzoni me togfjalëshin se “Komiteti i Ekspertëve vendosi që…” Jepini Çezarit atë që i përket atij….E thënë shkurtazi e qartazi…. Together forever!!!”, shkruan mjeku Kalo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy