Varësja “Voto” e Michelle Obama "çmend" femrat

Varësja “Voto” e Michelle Obama "çmend" femrat

 “Voto” ishte fjala më e përmendur nga ish-zonja e Parë Michelle Obama gjatë fjalimit në konventë.

Por ndjekësit, kryesisht femrat, vunu re detajin në varësen e Michelle dhe u dashuruan pas aksesorit së zonjës Obama, duke e postuar atë në çdo rrjet të mundshëm në internet.

Dizenjuesja e varëses thotë se ka mbetur pa fjalë: “Kjo është dita më emocionuese që kam pasur ndonjëherë”.

Vajza nga Los Anxhelos thotë se brenda 24 orëve iu desh të shtonte stafin nga kërkesat e shumta. Kritikët e modës e quajtën menjëherë varësen me 4 gërma si aksesorin e vitit 2020.

Stilisti i Michelle Obama e kishte zgjedhur aksesorin disa javë më parë, por Chari nuk e dinte se kur do ta vendoste. Fill pas shfaqjes në konventë, nisën porositë: “Nisa të qaja. U ula e emocionuar në tryezën e punës dhe kam qarë për gati 5 minuta nga gëzimi”.

Disa të tjerë kanë qarë nga çmimi: 430 dollarë. Por, në internet e gjen lehtësisht, jo në flori, për 40 apo më pak dollarë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy