
Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni në hernie mbrëmjen e së dielës.
Lajmi është bërë i ditur nga zyra e kryeministrit izraelit.
Operacioni do të bëhet nën anestezi të përgjithshme dhe ministri i Drejtësisë Yariv Levin do të marrë përsipër drejtimin e përkohshëm të qeverisë gjatë operacionit dhe rimëkëmbjes së kryeministrit.
Korrikun e kaluar, Netanyahu iu nënshtrua një operacioni në zemër, ku iu implantua një stimulues kardiak.



