Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis nuk do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën në Tiranë.
Ish-ministri i Jashtëm, Arjan Starova tha në studion e MCN Live se mungesa e Mitsotakis tregon se çështja Beleri, është çështje serioze dhe se shteti grek po mban qëndrim.
Mund të mos vinte kryeministri, por ekzistonte mundësia të vinte Presidentja. Nuk erdhi as Presidentja, kjo do të thotë që çështja Beleri është çështje serioze.
Argumenti zyrtar i Greqisë, që është shkelur parimi i konsiderimit të personit sa kohë nuk është vërtetuar akuza, si i pafajshëm, shkelja e këtij parimi është thelbësore dhe ata nuk e falin pavarësisht se kanë lëshuar deklarata dhe thonë që e lidhin me integrimin.
Nuk është kjo arsyeja pse Shqipëria është ende larg integrimit. Çështja Beleri është e rëndësishme dhe ata mbajnë qëndrimin e tyre. Fakti që s’ka as kryeministër, as president është thjesht për çështjen Beleri.



