
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur vendin tonë, për të sjellë banorët e veriut të sigurtë në shtëpitë e tyre.
Ne do të vazhdojmë të ndjekim një rregull të thjeshtë: kushdo që na lëndon, ne do t'i lëndojmë ata”, tha Benjamin Netanyahu, sipas Times of Israel.
Netanyahu konfirmoi gjatë një takimi urgjent të kabinetit se Izraeli shkatërroi mijëra raketa të Hezbollahut këtë mëngjes.
Këtë mëngjes ne zbuluam përgatitjet e Hezbollahut për të sulmuar Izraelin. Në konsultim me Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit, udhëzuam forcat e armatosura të veprojnë në mënyrë proaktive për të hequr kërcënimin. Që atëherë, Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) ka punuar intensivisht për të ndalur kërcënimet. IDF shkatërroi mijëra raketa të drejtuara në veri të vendit. Gjithashtu po pengon shumë kërcënime të tjera dhe po vepron si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”.
Nga ana e tij Hezbollahu tha më herët se operacioni ushtarak i nisur në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm kundër pozicioneve izraelite ‘përfundoi".
Hezbollah mohoi "pretendimet" se Izraeli e pengoi sulmin. "Operacioni i sotëm ushtarak është i plotë dhe i përfunduar," tha në një deklaratë grupi militant që mbështetet nga Irani.
“Pretendimet e Izraelit për një veprim parandalues të kryer prej tij dhe neutralizimi i sulmit janë pretendime boshe”, shtoi ai.
Lajmi u raportua edhe nga stacioni televiziv pro Hezbollahut Al-Mayadeen, i cili raportoi se hakmarrja e Hezbollahut për vrasjen e komandantit të përgjithshëm Fuad Shukr u krye pikërisht ashtu siç duhej dhe përfundoi.



