Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të Organizuar ka dënuar me 10 muaj burg Aleksandër Lahon i njohur me pseudonimin “Rrumi i Shijakut”. SPAK kërkoi 3 vite heqje lirie, por gjykata fillimisht e dënoi me 1 vit e 3 muaj, por pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar u vendos përfundimisht dënimi me 10 muaj.
Laho është marrë i pandehur për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Sipas hetimeve të SPAK, Aleksandër Laho i ka dhënë zyrtarit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku, 600 mijë lekë dhe i kishte premtuar edhe 300 mijë lekë të tjera, për të mos apeluar një çështje pronësie që lidhej me tjetërsimin e 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit.
Aleksandër Laho në 2019 mbeti i plagosur pasi ishte në makinë me prokurorin Arjan Ndoj në momentin që këtij të fundit ju bë atentat.



