
Skandali i rrjedhjes së të dhënave të sistemit TIMS ka shkaktuar debate në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sigurinë Kombëtare. Deputetët e Opozitës kërkuan raportim në komision nga ministri i Brendshëm Taulant balla dhe kryetarja e Shërbimit Sekret duke hedhur akuza se të dhënat janë vjedhur me urdhër nga lart. Ndërkohë zëvendës ministri i Brendshëm tha se askush nuk do të flasë për këtë çështje pas përfunduar hetimi.



