Turqia: Mos na kërkoni të zgjedhim mes Rusisë dhe Perëndimit

Turqia: Mos na kërkoni të zgjedhim mes Rusisë dhe Perëndimit

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, thotë se vendi i tij është i vendosur të zhvillojë marrëdhënie konstruktive, si me Rusinë, edhe me Perëndimin.

"Turqia është vend i pavarur dhe sovran. Turqia duhet të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet fqinje dhe nuk ka pse të zgjedhë mes Rusisë apo ndonjë tjetri", citon agjencia TASS ministrin Cavusoglu, i cili mori pjesë të mërkurën në takimin dy-ditor të NATO-s.

Ministri i Jashtëm turk vuri në dukje se Ankaraja u kërkon aleatëve të tyre të mos i shohin marrëdhëniet e saj me Moskën, si një alternativë ndaj marrëdhënieve të saj me kombet e tjera. “Dhe askush, as Perëndimi, as Rusia, nuk duhet ose nuk mund të na kërkojnë të zgjedhim. Kjo ndodhi me Ukrainën. Shikoni se si përfundoi", tha Cavusoglu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy