Nuk kanë marrë 20 paga/ Naftëtarët e Ballshit futen në grevë urie (VIDEO)

Nuk kanë marrë 20 paga/ Naftëtarët e Ballshit futen në grevë urie (VIDEO)

Naftëtarët e Ballshit u janë rikthyer protestave ditën e sotme.

Fillimisht ata u mblodhën përpara uzinës në formën e protestës ndërkohë që ishin në pritje të një përgjigje nga kompania për rifillimin e punës si dhe për pagat e prapambetura.

Megjithatë ata kanë përshkallëzuar protestën duke hyrë në grevë urie në ambientet e Rafinerisë së Naftës.

Ata thonë se në Tiranë nuk i priti njeri, dhe se u treguan arrogantë.

Naftëtarët gjithashtu u shprehur se greva e urisë mbetet tashmë e vetmja zgjidhje për ta.

 

 “E provuam zgjidhjen deri në Tiranë. Siç kërkuan mjekët dhe takuan ministren duke i dhënë zgjidhje, ne nuk na priti njeri. Ministrja u tregua shumë arrogante. Opsionet janë dhënë. Le ta mbyllet nëse nuk duan të filloj punë”, tha Sokol Dautaj, kryetari i sindikatës së naftëtarëve të bashkuar.

10 persona kanë hyrë brenda një ambienti pranë uzinës. Kjo është greva e dytë që kanë zhvilluar protestuesit.

Në shkurt 2020, naftëtarët u futën dhe në grevë urie për rrogat prapambetura por pranuan të riktheheshin sërish në punë kur u njoftuan se një kompani e re do të merrte administrimin e rafinerisë dhe se do të gjendej një mundësi për të paguar rrogat e prapambetura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy