
Brukseli thotë se leja e BE-së për Covid e përdorur për udhëtime do të skadojë nëntë muaj pas dozës së fundit të vaksinës.
Do të kërkohet një dozë përforcuese për të zgjatur vlefshmërinë e certifikatës.
Në një rekomandim udhëtimi të bërë publik të enjten pasdite, Komisioni Evropian përditësoi rregullat e lejes për Covid, e cila ka qenë në fuqi që nga fillimi i verës në mënyrë që të merrte në konsideratë rritjen e vazhdueshme të koronavirusit dhe përhapjen e dozave përforcuese.
Sipas amendamentit të propozuar, Certifikata Dixhitale Covid e BE-së do të jetë e vlefshme vetëm për të udhëtuar në BE gjatë nëntë muajve pas dozës së fundit të vaksinës.
Të dhënat e publikuara së fundmi nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tregon se mbrojtja nga vaksinat zvogëlohet pas gjashtë muajve të parë dhe rekomandohet marrja e një injeksioni përforcues për të zgjatur imunitetin përtej atij afati kohor.



