Violeta Dajçi dermatologe për ‘Zgjohu me MCN’ ka dhënë disa këshilla lidhur me alergjitë e lëkurës kryesisht gjatë stinës së pranverës.
Teksa shpjegon simptomat e alergjive të cilat nisin që nga teshtimat e deri te lëkura në trajtën e ngritur që shoqërohet me kruarje dhe temperaturë, ajo shprehet se mirë të kërkosh ndihmë mjekësore.
Sipas saj më te rrezikuar janë ata persona të cilët bëjnë alergji të vazhdueshme dhe kryesisht dhe fëmijët për shkak se imuniteti i tyre është disi më i dobët.
Stina e pranverës është stina e rilindjes, por nga mjekësia njihet si stina e alergjive të cilat janë kryesisht të rrugëve të frymëmarrjes për shkak të çeljes së luleve në masë të konsiderueshme.
Këtë vit për shkak të kushteve atmosferike lulëzimi ka qenë pak më i hershem dhe dukshëm njerëzit mund të jenë gjendur pak si të papërgatitur sepse të gjithë i gëzohen stinës dhe harrojnë problematikat që ajo sjell.
Ato shfaqen kryesisht në rrugët e frymëmarrjes si rrjedhje e sekrecioneve, teshtima, kruarja e hundëve, lotim nga sytë, ndërsa në raste të veçanta mund të jenë më problematike deri në vështirësi të mëdha në frymëmarrje gjendje që nuk tolerohen pa marrjen e medikamenteve.
Në lëkurë po ashtu në zona kryesisht të zbuluara që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me lulet, polenet e tyre, barin, etj.
Problematikat mund të jenë të lehta, por ndonjëherë ndodh që dhe në lëkurë këto dermatite urtikarie që vijnë në rastin kur lëkura është në trajtën e të ngriturave mbi nivelin e lëkurës që kanë nxehtësi lokale dhe japin të kruara dhe temperatura që nuk durohet dhe je i detyruar të kërkosh ndihmë mjekësore.
Moshat më të prekura janë fëmijët sepse kanë një imunitet më të ulët për arsye se prekin për herë të parë dhe këto tipe polenesh dhe lulesh. Alergjitë e stinës së pranverës shfaqen pothuajse te të gjithë që ekspozohen për një kohë të gjatë të polenave.
Shenjat e para i thamë ku një prej tyre ishte shfaqja e ngritjes së lëkurës, apo një skuqje në zonat që ka më shumë kontakt por dhe më gjerë. Ndonjëherë mund të ndodhë alergjizim i përgjithshëm i organizmit pra në të gjithë trupin.
Kujdes duhet të tregojnë ata persona që bëjnë alergji të vazhdueshme sidomos ata që kanë alergji të rrugëve respiratore duhet të kufizohen në dalje në pikun e ditës kur ka më shumë polene siç është mëngjesi apo kur frynë erë.
Ndërsa një kujdes tjetër që do funksiononte shumë mirë është larja e shpeshtë me ujë të bollshëm sidomos kur shfaqen në lëkurë.



