Në konferencën e përbashkët për mediat pas takimit të mbajtur në Bruksel, me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vlerësoi mbështetjen e dhënë nga NATO në Kosovë.
Ne kërkojmë anëtarësimin në NATO dhe kjo do të na mundësojë që të japim atë që shtetet tjera na kanë dhënë neve si qytetarë. Anëtarësimi në partneritetin për paqe do të ishte një hap para.
Në njërën anë keni shtetin demokratik të Kosovës dhe policinë profesionale dhe në anën tjetër keni struktura ilegale të Serbisë që kanë ngritur barrikada. Në këtë kuptim nuk mund të ketë tolerim për krimin e organizuar.
Policia jonë nuk i zgjedh kriminelët në bazë të përkatësisë së tyre etnike. Neve na nevojitet përkrahja nga Bashkimit Europian dhe NATO-s, dhe nga shtetet perëndimore.
Nga ana e tij Stoltenberg deklaroi se NATO është në Kosovë, me praninë më të madhe të trupave jashtë territorit të NATO-s.
Vetëm prania e këtyre trupave nuk lejon në përshkallëzimin e konflikteve. Kur është e nevojshme e kemi treguar se mund të rrisim praninë tonë, pasi ndërkohë kemi patrulla të rregullta, të NATO dhe KFOR edhe në veri.
Më herët Stoltenberg pati takim me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, takime këto që i paraprijnë raundit të nesërm të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.



