Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Aleksandër Biberaj tha se në Tiranë po pastrohen para që do përdoren në zgjedhje.
Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV Biberaj tha se në Durrës janë blerë vota për 500 euro, ndërkohë që kryeministri Rama ruhet si Gadafi.
Në Durrës njerëzit merrnin zarfin me para për të votuar. E kam parë me sytë e mi. E di gjithë Durrësi. Ka përsosur mekanizmin e blerjes së votës dhe manipulimit. Ka shkuar 500 euro një votë në Durrës më 6 mars. Do futemi në zgjedhje, nuk diskutohet kjo. Këtu me këtë strukturë kriminale edhe Biden e Trump të vijnë humbasin. Ço kamera nga Surreli në Kryeministri, vetëm Gedafi ruhej ashtu. Nga se ka frikë ky? Nga une dhe ti! A e di kur ka frikë ai kur të dalin 100 mijë vetë në shesh. Në Tiranë po pastrohet paraja e gjithë Evropës, ato para do përdoren në zgjedhje. Ky i ka vënë piketat në 2029-ën. Unë them ka kohë, për primaret, për t’u bashkuar, për të nxjerrë kandidatët më të mirë. Ti del në një garë ku nuk del në kushte të barabarta. Dhëmbë për dhëmbë do jetë gara. Me këtë situatë është vështirë për t’i mundur. Jeta e shqiptarët sot s’ka lidhje me Berishën dhe Metën, ka lidhje me Edi Ramën, me qeverinë. Jeta ime lidhet me opozitën kur të vijë në pushtet. Berisha është kryetar i PD, mund të jetë kryeministër tjetër. T’i mbledhësh të zezat e gjithë kryeministrave të Shqipërisë janë 1/100 e Edi Ramës. Ndërkombëtarët punë kanë me qeverinë, privilegjet, paratë i marrin nga qeveria”.
Biberaj theksoi rëndësinë e unifikimit të së djathtës, ndërsa u shpreh se Alibeaj dhe Tabaku janë mbështetur dhe promovuar nga Berisha.
Erdhën situatat në mënyrë të tillë që u rikthye Berisha, Meta. Por do ketë lëvizje, do ketë dinamizëm. Berisha e ka detyrë të unifikojë partinë, nuk mund të shkojmë në zgjedhje të përçarje. Anëtarët e grupit parlamentar të PD janë mbështetur nga Berisha. Alibeaj është i djathtë, Sali Berisha e ka bërë Ministër Drejtësie dhe ne e kemi mbështetur. Nëse nuk e gjejnë gjuhën...Unë besoj se ka mundësi. Ose Jorida Tabaku, e ka karrierën nga Sali Berisha, është bërë zv.ministre e integrimit, zv.kryetare e bashkisë”.



