Kontratat në shkelje të AKSHI-t, Mandia: Nëse janë kriminale shteti duhet t’i pezullojë, dëmi do të jetë më i madh

Kontratat në shkelje të AKSHI-t, Mandia: Nëse janë kriminale shteti duhet t’i pezullojë, dëmi do të jetë më i madh

Ledina Mandia, avokate tha në studion e lajmeve të MCN Tv se nuk janë sekuestruar kontratat e tenderave të AKSHI-t, por aksione dhe pasuri të personave të caktuar. 

 

Sipas avokates Mandia, do ishte mirë që këto kontratat të pezulloheshin nga ana e shtetit, pasi dëmi ekonomik do ishte shumë i madh. 

 

Sa kam dëgjuar prokurorin Dumanin tha që ka prova në lidhje me dyshimet sa i takon pasurive të këtyre personave. Do të thotë që në rastin konkret mund të kalohet në një % të lartë të konfiskimit, duke pasur parasysh marzhet e gabimit të bëra nga veprimet hetimore. 

 

Në lidhje me ekzekutimin e kontratave, këtu nuk kemi të bëjmë me sekuestrim të kontratave, por me sekuestrim të aksioneve dhe pasurive të personave. Administrator i këtyre kuotave dhe pasurive ësht Agjencia e Administrimit, ku caktohet dhe administrator përkatës që raporton para prokurorisë.

 

Në lidhje me kontratat, këto shoqëri janë krijuar për të pastruar paratë. Kuptohet që janë kontratat që janë në vazhdim e sipër, duhet parë termat. Në fakt nuk është pezulluar kontratat. Sekuestrohet kuotat dhe vepron administratori.

 

Nëse bëhet fjalë për kontrata në vijim e sipër do ishte e mirë që të pezulloheshin nga ana e qeverisë dhe prokuroria duhet të jepte dhe masa në këtë drejtim. 

 

Do të ndodhë që me të vërtetë administrohen nga ana e administratorëve që caktohen nga shtetit, por nga ana tjetër është një e ardhur që vjen për kompanitë në mënyrë të padrejtë, sepse është rezultat i një veprimtarie kriminale. Janë shoqëri të krijuara në efekt të korrupsionit. Dëmi do të jetë më i madh për shtetin sikurse në rastin e inceneratorëve që vazhdonin u paguanin para.

 

Mandia thekson se një kontratë që vjen nga një veprimtari korruptive nuk mund të qëndrojë të fuqi. 

 

Një kontratë që vjen nga veprimtari korruptive nuk mund të qëndrojë në fuqi. 

 

Paratë shkojnë tek kompania. Agasi nuk vepron, vepron administratori. Kompania ishte krijuar apostafat. Nuk kam parë kontratat, por prokuroria ka mundësinë të marrë ekspertë për të parandaluar çdo dëm të mëtejshëm që mund të vijë për shtetin shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy