Gazetarja Fjodora Fjora tha në emisionin “Arnautistan” se nëse do të kthehej pas në kohë do të merrej sërish me gazetari dhe televizion.
Fjora tha se ka pasur fatin të intervistojë njerëz të jashtëzakonshëm në një moshë shumë të re, kur ishte vetëm 22 vjeç.
Jeta me mua është treguar shumë bujare, në shumë aspekte, mbi të gjitha në realizimit tim personal apo profesional. Mendoj që jeta është treguar bujare . Kam bërë profesionin që kam dashur gjithmonë. Kam dëgjuar shpesh shprehjen që të bësh atë që do nuk punon asnjëherë në jetën tënde. Unë punoj, por po të kthehesha pas, do bëja të njëjtën punë, e dua shumë gazetarinë dhe televizionin. Nuk e kuptoj dot veten pa televizionin. Kam filluar herët. Kam filluar në vitin 1998, viti i mbrapshtë pas 97-ës. Në asnjë moment nuk mendoj të mos kem dashur të mos jem gazetare. Kam pasur fatin të intervistojë njerëz të jashtëzakonshëm kur kam qenë shumë e re, shumë naive. Isha një fëmijë me një kurajo të çmendur. Po të kisha pasur mundësinë që në këtë moshë të bëja një intervistë me ta, do ishte intervistë jete. Mendoj që kemi punuar shumë në këtë fushë. Gazetaria shqiptare është ndërtuar në këtë 30-vjeçar. Kam fatin të jem ky brez gazetarësh. Më kujtohet që në jetën time të bëja 5-6 kronika në ditë. Ose të katapultohesha nga gazetare kulture se kishte zgjedhje në Korçë”.



