Policia prangos pronarin, prodhonte akullore jashtë çdo standardi

Policia prangos pronarin, prodhonte akullore jashtë çdo standardi

Policia e Tiranës ka zbuluar një punishe akulloresh në Tiranë, e cila prodhonte akullore, jashtë çdo normave të rregullta. Policia ka arrestuar një shtetas dhe një tjetër ka porceduar në gjendje të lirë, pasi ata prodhonin dhe tregtonin në mënyrë të kundërligjshme produktin e akullores jashtë kushteve dhe standardeve higjeno - sanitare në Tiranë.

Në pranga ra 35 vjeçari L.H ndërsa u procedua në gjendje të lirë shtetasi L. H., 61 vjeç, banues në Tiranë.

"Këta shtetas të papajisur me licencë për prodhimin e artikujve ushqimorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe tregtonin në mënyrë të kundërligjshme produktin e akullores jashtë kushteve dhe standardeve higjeno-sanitare," informon policia e Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

- Lëndë e parë për prodhimin e akullores

- Dy makineri për prodhimin e akullores

- Ngjyrues boje

- Një sasi e konsiderueshme qumësht pluhur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhimi i kudërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy