
Vijojnë bisedimet në tryezën teknike mes Lega-s dhe Lëvizjes 5 Yjet, për hartimin e kontratës mbi programin qeverisës, me objektiv përmbylljen deri të enjten.
Burime brenda Lëvizjes 5 Yjet kanë thënë për mediat italiane se çështjet për të cilat nuk ka ende dakordësi nuk janë më shumë se 5%.
Por mes tyre janë edhe rishikimi i traktateve me BE-në dhe kostot politike. Sa u përket politikave evropiane, dy partitë synojnë ndryshime, por edhe në këtë pikë kanë divergjenca.
“Shpresojmë që me qeverinë e re në Itali të mos ketë ndryshime të linjës së politikës së emigracionit”, është shprehur komisioneri evropian për emigracionin, Dimitris Avramopulos, i cili i ka kujtuar Italisë se është vende me mbështetjen më të madhe të Brukselit në këtë aspekt.
Por për Salvinin e Lega-s, “nga Europa vjen interferenca e radhës e atyre që nuk janë zgjedhur me votë. Ne kemi pritur dhe mbajtur shumë, tashmë është momenti për legalitet, siguri dhe mospritje”.



