“Xhadat”- Funara pa shkollë, fëmijët mësojnë në njëjtin ambient ku luhet bilardo (VIDEO)

“Xhadat”- Funara pa shkollë, fëmijët mësojnë në njëjtin ambient ku luhet bilardo (VIDEO)

Emisioni investigativ “Xhadat” trajtoi problematikën e banorve të fshatit Funarës, të cilët shprehin shqetësimin e tyre për shkollën 9-vjeçare, e cila ka mbi dy vite që nuk funksionon, pasi shkolla është vlerësuar nga inxhinierët si e papërshtashme për zhvillimin e procesit mësimor. Kjo shkollë është ndërtuar në vitin 2006 dhe tërmeti 26 nëntorit të 2019-ës e nxorri atë jashtë funksionit.

Që prej nëntorit 2019-ës, 120 nxënës të kësaj shkolle bëjnë mësim në katër ambjente të ndryshme të marra me qira.

Fëmijët e parashkollorit bëjnë mësim në të njëjtën ndërtesë ku ka edhe një bilardo. Dhe janë të detyruar të ndajnë me të rriturrit të njëjtin tualet. Ndërsa fëmijët e klasës së parë dhe të tretë bëjnë mësim në një shtëpitë braktisur prej vitesh. Pjesa tjetër bëjnë mësim në një lokal dhe në një ish market. Prindërit e kanë ngritur disa herë këtë problem dhe asgjë nuk është bërë.

Ndërkohë që pak kohë para se të binte tërmeti në 2019-n dhe të prishte shkollën, stafi pedagogjik kishte ngritur pothuajse këtë problem.

 

Nxënësit sot jo vetëm nuk kanë shkollë se u ra nga tërmeti, por bëjnë mësim në kushte akoma më të këqija. Për “Xhadat” drejtori i shkollës  z. Naim Goma thotë se: “Këto  ambjente nuk janë të përshtashme,  por më të mira se këto nuk ka. Nuk kemi çfarë të bëjmë po këtu na ka dërguar pushteti vendor. Herë pas here i kam dërguar dokumenta zyrtare bashkisë.  Këtu duhet një fond i madh, por nuk ka fond, as nga  bashkia, as nga ministria e me rradhë”.

Ndërsa në zyrën arsimore Librazhd, drejtori z. Qamil Mema sqaron se: “Përzgjedhja e këtyre ambjenteve është bërë nga bashkia dhe kërkesa për shkollë të re varet po nga ajo. Por kjo mbetet në varësitë financimit i cili ende nuk është siguruar”.

Edhe në telefonatën me kryetarin e bashkisë Librazhd, z. Kastriot Gurra, “Xhadat” konfirmon se ambjetet me qera ku bëjnë mësim 120 nxënësit e Funares janë siguruar me miratimin e pushtetit vendor. Përsa i përket kushteve të këqija, sipas kryetarit të bashkisë Librazhd, kjo situatë do vazhdojë derisa të ndërtohet shkolla e re.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy