Lungomare në Plazhin e Durrësit, Rama: Të mos thonë durrsakët se ngelëm prapa Vlorës

Lungomare në Plazhin e Durrësit, Rama: Të mos thonë durrsakët se ngelëm prapa Vlorës

Kryeministri Edi Rama ka qenë mëngjesin e sotëm në Durrës ku ka parë nga afër projektin për Lungomaren në plazhin e këtij qyteti. E pranishme në takimin e Ramës me projektuesit ka qenë dhe kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako. Rama tha se ky projekt do të bëhet për të mos humbur më sipërfaqe rëre por edhe për ti dhënë zhvillim qytetit.

Do ta bëjmë edhe për arsye të mos humbjes së sipërfaqes së rërës. Do ta bëjmë siç e bëmë në Vlorë. Në Vlorë nuk kishte fare tani është gjithë ajo rërë. Do bëhet spektakolare dhe me nxjerrjen e rërës dhe me jetën e natës që të mos thënë më durrsakët që ngelëm prapa Vlorës. Ka potencial shumë të madh për t’u bërë si duhet. Duhet ta shihni si është situata dhe duhet të flasim me pronarët e hoteleve që të kuptojnë se është vlerë e shtuar dhe të mos thonë pastaj na erdhi eskavatori.

Duhet të fillojë puna në vjeshtë, nuk e di nëse duhet ta ndajmë në faza.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy