
Kryetarët e katër komunave me shumicë serbe, në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zubin-Potok, Leposaviç dhe Zveçan kanë dhënë dorëheqjen.
Siç raporton “KosovaPress”, kjo vjen pas tensioneve të shtuara së fundi lidhur me taksën 100% të vendosur nga qeveria e Kosovës për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Dorëheqjen e krerëve të komunave e ka konfirmuar edhe kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç.
Rakiq e ka bërë të ditur këtë vendim në një seancë të jashtëzakonshme që serbët po mbajnë në veriun e Mitrovicës.
Serbët gjatë ditës së sotme do të mbajnë përsëri protestë për të kundërshtuar taksën e vendosur nga qeveria e Kosovës.



