Rita Ora rikthehet në Kosovë me projekte te reja, por jo muzikë

Rita Ora rikthehet në Kosovë me projekte te reja, por jo muzikë

Rita Ora është duke u larguar nga muzika pasi së fundmi e ka kthyer vëmendjen te një perspektivë tjetër karriere. 

Krijuesja e hiteve, 33 vjeçe, është duke qëndruar në Kosovë dhe ka vendosur ta lërë mënjanë shkrimin e teksteve të këngëve të saj, ndërsa po eksploron një rrugë të re karriere - realizimin e dokumentarëve. 

Këngëtarja është duke punuar me të njëjtin ekip që ka realizuar filmin Nirvana, teksa zhytet në një projekt të fokusuar në kulturën rinore të atdheut të saj. 

Rita lindi në Prishtinë, në vitin 1990, por u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar me prindërit e saj kur ishte foshnjë.

Së fundmi ylli u kthye në vendlindje me bashkëshortin e saj Taika Waititi , 48 vjeç, për të festuar ditëlindjen e saj të 33-të.  Duke folur për kohën e saj në Kosovë, ajo tha se vendasit ishin magjepsur nga historia e saj dhe kishin ëndrra për të ndjekur gjurmët e saj. 

Ajo tha për The Sun se është në mes të xhirimeve të një dokumentari të fokusuar në kulturën “underground” të fëmijëve në Kosovë. 

Ajo shpjegoi: 'Gjashtëdhjetë për qind e popullsisë sonë është nën moshën 35 vjeç, e cila është super e re. Kjo tregon se ka kaq shumë zemërim dhe zhgënjim që ndodh nën të gjitha kufizimet që na është dashur të shohim në historinë e vendit tonë.

Kam punuar me producentë që janë vërtet të apasionuar pas Kosovës. Të bësh muzikë dhe të flasësh për çështje politike është padyshim kontroverse.'

Rita dhe familja e saj u shpërngulën në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1991 dhe Rita shkoi në Shkollën e Teatrit Sylvia Young në Londër, ku ajo shpejt vendosi për të qenë këngëtare. 

Vitin e kaluar, Rita foli për historinë e saj familjare në një intervistë me Louis Theroux për serinë e tij të intervistave.

Ajo shpjegoi se ai ishte nëna Vera, ishte një psikiatre, ndërsa babai i saj, Besniku, ishte një ekonomist në Kosovë, por ai duhej të ikte për t'i shpëtuar rrezikut të persekutimit. 

Më pas në Britani, babai i Ritës hapi një bar, ndërsa Rita lulëzoi në art. 

Rita gjithashtu ka përshkruar më parë se si ishte të rriteshe si refugjate në Mbretërinë e Bashkuar dhe pranoi se shpesh ndihej si një “outsider” gjatë fëmijërisë së saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy