
Google ka hequr rreth 600 aplikacione nga dyqani i tij virtual për shkak të reklamave të bezdisshme. Kompania e bën të njohur faktin në një postim. Në përgjithësi, aplikacionet janë instaluar 4,5 miliardë herë.
Reklamat e bezdisshme janë ato që u shfaqen përdoruesve në mënyra të papritura, dhe që ndërhyjnë ose edhe komprometojnë përdorimin e funksioneve të smartphone. Midis këtyre njoftimeve, shpjegon Google, ka nga ato "jashtë kontekstit", të cilat zhvilluesit me qëllim të keq tregojnë kur përdoruesi nuk po përdor aplikacionet e tij.
Kompania njofton se ajo ka zhvilluar një qasje të re dhe ka eliminuar 600 aplikacione, njofton Ansa.
Mashtrimi i reklamave në celular "është një sfidë dhe ka potencialin për të dëmtuar përdoruesit, reklamuesit dhe botuesit. Si pjesë e kësaj beteje, ne ndërmarrim veprime kundër atyre që krijojnë aplikacione në dukje të pafajshëm, por që në të vërtetë shkelin politikat tona të reklamave", shkruan Google.



