
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se ai mendon se Gjermania do të jetë në gjendje të ndalojë importin e naftës ruse këtë vit.
Duke folur në një konferencë për shtyp me kryeministrin britanik Boris Johnson gjatë një vizite në Londër, Scholz tha se Gjermania po punonte për t'u bërë e pavarur nga importet ruse të naftës. Kancelari gjerman tha se besonte se Gjermania do të ishte në gjendje t'i jepte fund importeve këtë vit, por shtoi se Gjermanisë do t'i duhej më shumë kohë për të hequr qafe gazin rus.



